Dënohet klubi i Suharekës, KB Golden Eagle YLLI nga FBK-ja

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka dënuar ashpër klubin e qytetit, K.B. Golden Eagle YLLI, për shkak të ndeshjes që u zhvillua të shtunën në mes KB Yllit kundër KB Prishtinës, ku tifozët e Suharekës në palestrën “13 Qershori” filluan të hidhnin gjësende në sallë, dhe pasi u zbrazë palestra nga tifozët, as lojtarët e YLLI-t nuk u kthyen më për ta vazhduar ndeshjen.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shqiptuar disa gjoba për klubin e Suharekës, K.B Golden Eagle YLLI pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në ndeshjen ndaj KB Prishtinës.

Vendimi sipas FBK është i bazuar në raportimet e delegatit ku përfshihen edhe hedhjet të gjësendeve në parket.

Sjelljet e shikuesve: Sipas Propozicioneve të Garave, Neni 28.2: Organizatori është i obliguar që në kërkesë me shkrim të ekipit mik dhe pas dhënies së pëlqimit me shkrim nga Komesari i Garave, 72 orë para fillimit të ndeshjes, të sigurojë bileta për shikuesit e saj. Komesari i Garave mund të japë pëlqimin e tij ose jo, pas konsultimit me organet e sigurisë. Parashtruesi i kërkesës e mban përgjegjësinë për shikuesit e vet dhe i nënshtrohen sanksioneve sikurse edhe vendësi për mos respektimin e Propozicioneve të Garave. 

Dënimet që u janë shqiptuar klubit basketbollistik, K.B Golden Eagle YLLI:
1. KB Ylli dënohet me 1000€ dhe 1 ndeshje pa shikues.
2. KB Ylli dënohet me 300€ për shkak të hudhjeve të gjësendeve të forta.
3. KB Ylli dënohet me 150€ për shkak të organizimit të dobtë të ndeshjes.
4. KB Ylli dënohet me 100€ për shkak të mungeses së aparaturës së zërimit.
5. Arben Krasniqi dënohet me 150€ për shkak të gabimit teknik.

RAPORTO