Dembele dëshiron rinovimin e kontratës me Barcelonën

31.01.2021

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka synime të qarta dhe dëshiron të mbetet te Barcelona edhe për shumë vite. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka edhe 18 muaj nga marrëveshja e tij aktuale dhe ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou. Manchester United, Chelsea dhe Juventus ishin klube më të lidhur me një transferim […]

Dembele dëshiron rinovimin e kontratës me Barcelonën Foto: CORDOBA, SPAIN - JANUARY 13: Ousmane Dembele of FC Barcelona looks on during the Supercopa de Espana Semi Final match between Real Sociedad and FC Barcelona at Estadio Nuevo Arcangel on January 13, 2021 in Cordoba, Spain. Sporting stadiums around Spain remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka synime të qarta dhe dëshiron të mbetet te Barcelona edhe për shumë vite.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka edhe 18 muaj nga marrëveshja e tij aktuale dhe ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou.

Manchester United, Chelsea dhe Juventus ishin klube më të lidhur me një transferim të Dembeles.

Por, sulmuesi francez thuhet se dëshiron të zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Camp Nou, pasi ndihet mirë.

Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele dëshiron të angazhohet për një kontratë të re në Barcelona.

Megjithatë, vendimi i takon drejtuesve të klubit nëse do ta mbajnë apo jo, pasi kanë probleme të mëdha financiare kohëve të fundit.