Dellovës të FC Ballkanit i vendoset inicim disiplinor pasi shqelmoi dyer dhe gjësende tjera në ndeshjen ndaj Gjilanit

07.04.2022

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 27-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 20–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë , me përjashtim të ndeshjes Gjilani-Ballkani e cila është regjistruar me rezultat zyrtar 3 :0 në favor të Ballkanit. 2.Bazuar në raportet […]

Dellovës të FC Ballkanit i vendoset inicim disiplinor pasi shqelmoi dyer dhe gjësende tjera në ndeshjen ndaj Gjilanit Foto: Ilustrim

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 27-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 20–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë , me përjashtim të ndeshjes Gjilani-Ballkani e cila është regjistruar me rezultat zyrtar 3 :0 në favor të Ballkanit.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

Ndaj: SC ”Gjilani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minuten e 90+4, pas barazimit të rezultatit nga ana e vendasve, një numër i shikuesve nga tribuna futen në fushë për të festuar golin e barazimit, dy nga të cilët sulmojnë fizikisht portierin e ekipit mysafir me nr.77 Stivi Frashëri duke i rrezikuar shëndetin. Lojtarit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në fushën e lojës, pastaj me autoambulacë është transportuar për në spitalin e qytetit. Për shkak të pa aftësimit të lojtarit mysafir si rezultat i sulmit nga shikuesit, gjyqtari kryesor duke implementuar rregulloren e garave, në minutën 90 +4 e ka ndërprerë ndeshjen . Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuar për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita.

Po ashtu drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi me rastin e hedhjes së shortit për gjysëmfinalen e kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mosbesim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. MOTIVI: Pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça” Fisnik Haxhiu, nr.personal 1231671893. MOTIVI: Në minuten e 28, ofendon gjyqtarin (asistentin e parë), për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N-Trepça.

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.