De Ligt gjithnjë e më larg Juves, Raiola nis kontaktet me gjigantët e Evropës!

05.04.2020

Matthijs De Ligt është gjithnjë e më larg Juventusit. Vetëm një vit pas prezantimin si lojtar i bardhezinjve, holandezi mund të largohet. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave pas Manchester United, është Real Madrid që interesohet për mbrojtësin. Madje, madrilenët kanë shkuar edhe më tej se “Djajtë e Kuq”, teksa kanë […]

De Ligt gjithnjë e më larg Juves, Raiola nis kontaktet me gjigantët e Evropës! Foto: Ilustrim

Matthijs De Ligt është gjithnjë e më larg Juventusit. Vetëm një vit pas prezantimin si lojtar i bardhezinjve, holandezi mund të largohet.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave pas Manchester United, është Real Madrid që interesohet për mbrojtësin.

Madje, madrilenët kanë shkuar edhe më tej se “Djajtë e Kuq”, teksa kanë nisur kontaktet e para me Mino Raiolën, agjentin e De Ligt.

20-vjeçari u mor në verë nga Ajax për plot 85 milionë euro, por nuk ka pasur impaktin e duhur në Torino, ku në jo pak raste ka qenë edhe në stolin e rezervave.