De Jong tregon për të ardhmen e tij tek Barcelona

02.05.2022

Për ish-lojtarin e Ajax interes ka shfaqur Manchester United, skuadër e cila kërkon t’a transferojë holandezin në “Old Trafford” për sezonin e ri. Megjithatë, De Jong zbulon se ka biseduar me trajnerin Xavi, me të cilin është sqaruar për sa i përket vendimeve të tyre. Biseda me Xavin ishte mjaft e mirë. Kam besim në […]

Për ish-lojtarin e Ajax interes ka shfaqur Manchester United, skuadër e cila kërkon t’a transferojë holandezin në “Old Trafford” për sezonin e ri.

Megjithatë, De Jong zbulon se ka biseduar me trajnerin Xavi, me të cilin është sqaruar për sa i përket vendimeve të tyre.

Biseda me Xavin ishte mjaft e mirë. Kam besim në veten dhe trajneri thotë se po ashtu ka besim në mua. Prandaj, të gjitha palët janë të kënaqura dhe të lumtura.

Presioni është gjithmonë i mirë për një lojtar që ta nxjerr më të mirën nga vetja, presioni nuk është kurrë i tepërt”, deklaroi fillimisht 24-vjeçari.

Pra, De Jong është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe t’i tregojë vlerat e tij nën drejtimin e trajnerit Xavi.