De Jong pranoi bisedimet me PSG dhe Man City para nënshkrimit me Barcelonën

24.01.2019

Nënshkrimi i ri i De Jong me Blaugranët ka zbuluar se ai kishte bisedime me gjigandët e tjerë evropianë përpara se të nënshkruante me Barcelonën. Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, zbuloi se ai foli me Paris Saint-Germain dhe menaxhuesin e Manchester City, Pep Guardiola para se të vendoste për një lëvizje tek Barcelona. Për […]

De Jong pranoi bisedimet me PSG dhe Man City para nënshkrimit me Barcelonën Foto: Ilustrim

Nënshkrimi i ri i De Jong me Blaugranët ka zbuluar se ai kishte bisedime me gjigandët e tjerë evropianë përpara se të nënshkruante me Barcelonën.

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, zbuloi se ai foli me Paris Saint-Germain dhe menaxhuesin e Manchester City, Pep Guardiola para se të vendoste për një lëvizje tek Barcelona.

Për të arritur deri tek kjo marrëveshje, Barcelona zhvilloi një luftë të pa kompromis me skuadrën e Paris Saint Germain dhe Manchester City.

“Kam biseduar me PSG, po telefonova Maxwell për ta lajmëruar se nuk do të bashkohem me ta, gjithashtu i thash se agjenti im ka informuar skuadrën. Kam biseduar edhe me Guardiolan për një kalim të mundshëm tek Manchester City” ka thënë De Jong.

Po ashtu, ai tha se “Barcelona më ka dëshiruar për një kohë të gjatë. Ata u munduan të nënshkruajnë me mua edhe vitin e kaluar, por kishin gjendjen e vështirë financiare dhe nuk mund të shpenzonin shumë”.