David Luiz nuk ka dëshirë që të largohet nga Arsenal!

01.06.2020

‘David Luiz nuk ka dëshirë që të largohet nga Arsenal’- janë këto fjalët e agjentit të tij, Kia Joorabchian, i cili deklaroi se ka shumë mundësi që mbrojtësi edhe sezonin tjetër do të jetë në Emirates Stadium. Luiz ka zhvilluar 32 ndeshje prej transferimit të tij gjatë verës së kaluar nga Chelsea për shifrën e […]

David Luiz nuk ka dëshirë që të largohet nga Arsenal! Foto: Ilustrim

‘David Luiz nuk ka dëshirë që të largohet nga Arsenal’- janë këto fjalët e agjentit të tij, Kia Joorabchian, i cili deklaroi se ka shumë mundësi që mbrojtësi edhe sezonin tjetër do të jetë në Emirates Stadium.

Luiz ka zhvilluar 32 ndeshje prej transferimit të tij gjatë verës së kaluar nga Chelsea për shifrën e 10 milionë eurove.

33 vjeçari nënshkroi një kontratë 1 vjeçare me opsion për të nënshkruar edhe për një vit tjetër por deri më tani skuadra e Arsenal ka ngurruar që të hap negociatat për të arritur një gjë të tillë.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar Arsenali ka arritur marrëveshje me Chelsean për mbrojtësin, David Luiz.

Ai kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa Chelsea do të fitojë 8.6 milionë euro.

Kjo ishte një nga lëvizjet surprizë të afatit kalimtar, pasi në momentin e fundit u zbulua dëshira e brazilianit për të kaluar në Arsenal.