David Luiz bën të ditur arsyen pse u largua nga Chelsea

18.08.2019

Mbrojtësi David Luiz ka zbuluar se ai u largua nga Chelsea për të rivali londinez, Arsenal, pasi e kuptoi se trajneri i ri i “Bluve”, Frank Lampard kishte ide tjera për ndërtimin e skuadrës”. 32-vjeçari gjatë kësaj verë iu bashkua Arsenalit nga Chelsea, dhe tashmë braziliani ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare me “topçinjtë”. “Në bisedime […]

David Luiz bën të ditur arsyen pse u largua nga Chelsea Foto: Ilustrim

Mbrojtësi David Luiz ka zbuluar se ai u largua nga Chelsea për të rivali londinez, Arsenal, pasi e kuptoi se trajneri i ri i “Bluve”, Frank Lampard kishte ide tjera për ndërtimin e skuadrës”.

32-vjeçari gjatë kësaj verë iu bashkua Arsenalit nga Chelsea, dhe tashmë braziliani ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare me “topçinjtë”.

“Në bisedime me Frankin, e pash se ai kishte një plan tjetër për skuadrën. Kështu që ne folëm me ndershmëri të plotë dhe ma bëri të qartë se ai kishte ide të tjera në raporton me mua”, tha Luiz. /rtklive/