08.10.2019, 16:13

Dardanët i nisën përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Gjibraltarit, në miqësoren më 10 tetor dhe kundër Malit të Zi, në kualifikuesen për Euro 2020, më 14 tetor.

Në këtë stërvitje përzgjedhësi Challandes pati në dispozicion shumicën e futbollistëve, derisa munguan Rashica, Velina, Rashkaj, Aliti, Ujkani dhe Bekaj për shkak të angazhimit me klubet e tyre të dielën.

Për më shumë se 90 minuta Dardanët punuan në grupe dhe në lojë me pasime të shkurta, derisa Herolind Shala punoi i diferencuar me trajnerin e përgatitjes fizike.

Para kësaj stërvitje në konferencën për media përzgjedhësi Challandes ka theksuar se nga lojtarët e tij do të kërkojë seriozitet maksimal për ndeshjen kundër Malit të Zi, të cilën e ka vlerësuar si më të rëndësishmen në historinë e re të Kosovës, pasi sipas tij vetëm fitorja në këtë takim i mban gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.

LEXO EDHE:  Ibrahimovic pranë kalimit në ekipin e famshëm evropian

Agjenda e Kombëtares për ditët në vijim:
8 tetor
18:00 Stërvitje

9 tetor
17:30 Konferenca për media
18:00 Stërvitje

10 tetor
18:00 Ndeshja miqësore Kosova – Gjibraltari

11 tetor
18:00 Stërvitje

12 tetor
18:00 Stërvitje

13 tetor
18:00 Stërvitje

14 tetor
20:45 Ndeshja Kosova – Mali i Zi
Të gjitha stërvitjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.