Dardanët e rinj vazhdojnë përgatitjet për duelin me Anglinë, shprehën optimistë

01.09.2021

Dardanët e rinj sot kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë. Për dallim nga ditët e para të grumbullimit, me ç’rast kishte disa mungesa, sot ekipi ishte i kompletuar me gjithsej 23 futbollistë. Të përzgjedhurit e Michael Nees do të mbajnë edhe 3 stërvitje tjera në Prishtinë para udhëtimit […]

Dardanët e rinj vazhdojnë përgatitjet për duelin me Anglinë, shprehën optimistë Foto: Ilustrim

Dardanët e rinj sot kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë. Për dallim nga ditët e para të grumbullimit, me ç’rast kishte disa mungesa, sot ekipi ishte i kompletuar me gjithsej 23 futbollistë.

Të përzgjedhurit e Michael Nees do të mbajnë edhe 3 stërvitje tjera në Prishtinë para udhëtimit në Angli.

Futbollistët u shprehen të kënaqur me përgatitjet dhe optimistë për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 7 shtator kundër Anglisë në Milton Keynes, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.