“Dardanet” kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-4 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e zhvilluar të premten në Shkup.

Gjatë gjithë ndeshjes, futbollistet kosovare kanë dominuar plotësisht në fushë, duke krijuar një sërë rastesh të rrezikshme dhe duke shënuar katër gola të bukur.

Shënueset e golave për Kosovën ishin K. Biqkaj (dy gola, në minutat 6′ dhe 49′), G. Fetahj (minuta 65′) dhe V. Metaj (minuta 67′).