Dani Alves regjistrohet në La Liga, mund të debutojë kundër Linares në Copa del Rey

05.01.2022

Dani Alves është regjistruar si lojtar i Barcelonës dhe pritet të debutojë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Linares mbrëmjen e së mërkurës, pasi është përfshirë në listën e skuadrës. Braziliani u kthye te Barcelona në nëntor dhe bëri debutimin e dytë jozyrtar në një lojë miqësore kundër Boca Juniors një muaj më vonë. […]

Dani Alves regjistrohet në La Liga, mund të debutojë kundër Linares në Copa del Rey Foto: Ilustrim

Dani Alves është regjistruar si lojtar i Barcelonës dhe pritet të debutojë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Linares mbrëmjen e së mërkurës, pasi është përfshirë në listën e skuadrës.

Braziliani u kthye te Barcelona në nëntor dhe bëri debutimin e dytë jozyrtar në një lojë miqësore kundër Boca Juniors një muaj më vonë.

“Ne do të jemi në gjendje të regjistrojmë Alves nga sot dhe nesër”, tha të hënën drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany.

Tani, klubi ka konfirmuar se Alves është regjistruar dhe ai tani mund të luajë në ndeshjet zyrtare, pasi është rikuperuar edhe pas testimit pozitiv për COVID-19 javën e kaluar.