Daku shpallet golashënuesi më i mirë i vitit 2020

23.12.2020

Mërgim Vojvoda është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga Federata e Futbollit e Kosovës, duke u kurorëzuar me çmimin “Fadil Vokrri”, në manifestimin tradicional “Laueatët e Vitit”. Derisa Vojvoda mungoi në manifestim për shkak të angazhimeve me klubin e tij, Torino, laureatët e tjerë ishin të pranishëm në ceremoni, e cila sivjet […]

Daku shpallet golashënuesi më i mirë i vitit 2020 Foto: Ilustrim

Mërgim Vojvoda është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga Federata e Futbollit e Kosovës, duke u kurorëzuar me çmimin “Fadil Vokrri”, në manifestimin tradicional “Laueatët e Vitit”.

Derisa Vojvoda mungoi në manifestim për shkak të angazhimeve me klubin e tij, Torino, laureatët e tjerë ishin të pranishëm në ceremoni, e cila sivjet u organizua pa praninë e mysafirëve për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Laureatët e vitit 2020
Futsall
Lojtari më i mirë – Jeton Rukovci FC “Prishtina”
Klubi më i mirë – FC “Prishtina”

Futbolli i femrave
Lojtarja më e mirë e vitit – Blerta Shala KFF “Mitrovica”
Klubi më i mirë: KFF Mitrovica

Trajneri më i mirë i vitit 2020: Ardian Nuhiu FC “Drita”.

Gjyqtari më i mirë i vitit 2020: Mervan Bejtullahu
Golashënuesi më i mirë i vitit: Mirlind Daku FC “Ballkani”
Klubi më “Fair Play”: FC “Feronikeli”
Klubi më i mirë për vitin 2020: FC “Drita”

Futbollisti më i mirë i Superligës i zgjedhur nga SHGSK: Armend Thaqi (FC Ballkani)

Top 11-shja e Superligës për vitin 2020:

  1. Faton Maloku ( FC Drita)
  2. Armend Thaqi (FC Ballkani)
  3. Arber Potoku (FC Ballkani)
  4. Ardian Cuculi (FC Drita )
  5. Leutrim Bekteshi(FC Prishtina)
  6. Hamdi Namani (FC Drita)
    7.Endrit Krasniqi (FC Prishtina)
  7. Gerhard Progni (FC Gjilani)
  8. Mirlind Daku (FC Ballkani)
  9. Ermal Krasniqi (FC Ballkani)
  10. Xhevdet Shabani (FC Drita)