Daku pjesë e Ballkanit edhe në sezonin 2020/2021

03.09.2020

FC Ballkani ka siguruar shërbimet e Mirlind Dakut edhe për një sezon. Skuadra nga Suhareka, bën të ditur se pas bisedimeve të gjata, ka arritur marrëveshje me NK Osjek, për vazhdimin e huazimit të Mirlind Dakut edhe për një vit. Daku, sezonin e kaluar ishte një pikë e fortë në sulmin e Ballkanit, duke shënuar […]

Daku pjesë e Ballkanit edhe në sezonin 2020/2021 Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka siguruar shërbimet e Mirlind Dakut edhe për një sezon. Skuadra nga Suhareka, bën të ditur se pas bisedimeve të gjata, ka arritur marrëveshje me NK Osjek, për vazhdimin e huazimit të Mirlind Dakut edhe për një vit.

Daku, sezonin e kaluar ishte një pikë e fortë në sulmin e Ballkanit, duke shënuar disa gola vendimtare.

“Kemi knaqësinë të ju informojmë se pas shumë negociatave me NK Osjek, kemi arritur të sigurojmë shërbimet e shtatëlartit Mirlind Daku në formë huazimi edhe për një vit.

Duke i’u referuar thënjes së pas dukurive cilësore ngritet shumë pluhur, ashtu ndodhi edhe me rastin e Dakut, meqenëse negociatat ishin shumë të vështira, por fatëmirësisht rezultuan të suksesshme.

Nga sulmuesi shtatëlart presim qe të bëjë me te miren qe ai din, pra të tund rrjetat e kundërshtarëve.Na priftë e mbara Super Daku” thuhet në njoftimin e Ballkanit.