Daku: Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën

17.11.2022

Ditë më parë përfaqësuesja e Kosovës kishte ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu, për ndeshjet që do të zhvillon gjatë muajit nëntor. Gjatë ditës së enjte Mirlind Daku, ka njoftuar se nuk do të jetë në fushë së bashku me lojtarët e tjerë, shkruan SuharekaOnline. Daku njofton se nuk […]

Daku: Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën Foto: Ilustrim

Ditë më parë përfaqësuesja e Kosovës kishte ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu, për ndeshjet që do të zhvillon gjatë muajit nëntor.

Gjatë ditës së enjte Mirlind Daku, ka njoftuar se nuk do të jetë në fushë së bashku me lojtarët e tjerë, shkruan SuharekaOnline.

Daku njofton se nuk ndjehet mirë me shëndet andaj edhe është detyruar të largohet nga grumbullimi me Kosovën.

“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë.” ka shkruar Daku.