Daku i FC Ballkanit për Ibrahimovic: Lider i vërtetë, inspirim i vërtetë!

30.01.2021

Mirlind Daku në këtë sezon me FC Ballkanin është duke shkëlqyer, ku tashmë është zgjedhur edhe golashënuesi i vitit 2020 në Superligën e Kosovës. Daku kishte arritur nivelet qysh në fillim të këtij sezonit, ku arriti ti realizoj plotë 21 gola në këtë edicion. Daku së bashku me lojtarët e skuadrës kanë qëndruar në Antalia […]

Daku i FC Ballkanit për Ibrahimovic: Lider i vërtetë, inspirim i vërtetë! Foto: Ilustrim

Mirlind Daku në këtë sezon me FC Ballkanin është duke shkëlqyer, ku tashmë është zgjedhur edhe golashënuesi i vitit 2020 në Superligën e Kosovës.

Daku kishte arritur nivelet qysh në fillim të këtij sezonit, ku arriti ti realizoj plotë 21 gola në këtë edicion.

Daku së bashku me lojtarët e skuadrës kanë qëndruar në Antalia për fazën përgatitore për stinorin pranveror.

Daku përmes rrjetit social instagram ka treguar se cili është inspirimi i tij.

Ai përmes një videoje të postuar në story ka bërë të ditur se futbollisti të cilin ai e ndjek është Zlatan Ibrahimovic.