Daku i Ballkanit tregon ofertat që ka dhe fjalët që i ka thënë menaxherit të tij

15.03.2021

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është top shënuesi i sivjetëm i Superligës së Kosovës, ku deri tani ka 25 gola të shënuara. Por para ndeshjes ndaj Arbërisë, Daku kishte një ngërrç ku nuk kishte shënuar në tri ndeshje radhazi ndaj Drenicës, Llapit dhe Gjilanit. Në fitoren e Ballkanit ndaj Arbërisë me rezultat 2:6, Daku ka […]

Daku i Ballkanit tregon ofertat që ka dhe fjalët që i ka thënë menaxherit të tij Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është top shënuesi i sivjetëm i Superligës së Kosovës, ku deri tani ka 25 gola të shënuara.

Por para ndeshjes ndaj Arbërisë, Daku kishte një ngërrç ku nuk kishte shënuar në tri ndeshje radhazi ndaj Drenicës, Llapit dhe Gjilanit.

Në fitoren e Ballkanit ndaj Arbërisë me rezultat 2:6, Daku ka realizuar het-trik  (42’, 66’, 69’), derisa me nga një gol për fitoren e Ballkanit kontribuuan edhe Arbër Hoxha (33’), Nazmi Gripshi (56’) dhe Mevlan Zeka (78’).

Po ashtu sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku ka folur për të ardhmen e tij.

Daku në emisionin “Dueli Sportiv” ka pranuar se ka shumë oferta nga jashtë në drejtim të tij.

Sulmuesi nga Gjilani ka shtuar se përkundër ofertave është i koncentruar te skuadra e tij.

“Kam shumë oferta serioze nga jashtë. Oferta konkrete. Por, i kam thënë menaxherit se nuk dua të dekoncetrohem dhe se flasim për to në fund të sezonit”, ka thënë Daku.