Daku i Ballkanit e shkruan historinë në Superligë, 31 gola në 36 ndeshje këtë edicion
Me ndeshjet e djeshme të javës së 36-të është mbyllur edicioni i garave 2020/21 në Superligë. Pasi një javë më parë Prishtina u kurorëzua me titullin e kampionit, ndeshjet e djeshme vendosën edhe për skuadrën nënkampione, si dhe për skuadrën që iu bashkua Besës në një rang më të ulët të garave dhe për skuadrën […]
Me ndeshjet e djeshme të javës së 36-të është mbyllur edicioni i garave 2020/21 në Superligë.
Pasi një javë më parë Prishtina u kurorëzua me titullin e kampionit, ndeshjet e djeshme vendosën edhe për skuadrën nënkampione, si dhe për skuadrën që iu bashkua Besës në një rang më të ulët të garave dhe për skuadrën që do të luajë në barazh.
Kryendeshja e djeshme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit.
Suharekasit këtë ndeshje e fituan me rezultat të thellë 2:5.
Me përmbylljen edicionit të garave 2020/21, tashmë dihet edhe lista finale e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Superligë.
Në krye të golashënuesve më të mirë, natyrisht që është ylli i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili në këtë sezonë ka shënuar hiç më pak se 31 gola.
Daku i ka shënuar 31 gola në 36 ndeshje këtë edicion duke e shkruar historinë.
Madje, ai theu edhe rekordin e Otto Johnit, i cili shënoi 27 gola në edicionin 2016/17.
