13.08.2019, 20:26

Cristiano Ronaldo: Zidane më bëri të ndihem i veçantë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka treguar lidhjet e mira që ka me ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, gjatë kohës kur ishte në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo u largua nga Reali gjatë sezonin 2018/19, duke iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”, për 100 milionë euro.

“Gjërat më të mira që i ndodhin një lojtari nuk vijnë vetëm nga vetja e tij, mirëpo nga njerëzit që ka përreth. Me ndihmoj shumë. Kam shumë respekt për të, mirëpo duke punuar me të më bëri ta admiroi ende me shumë. Ishte gjithmonë i sinqertë me mua, andaj kam shumë respekt për të. Më tha të qetësohem dhe të luaj lojën, se mund ta bëjë diferencën”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  A po e ruan Juventusi numrin 9 për Icardin?

Portugezi shënoi 21 gola në Seria A, në sezonin e parë te kampionët e Italisë.