Cristiano Ronaldo vlerësohet si heroi i ndeshjes së djeshme!

13.03.2019

Juventusi ka arritur që ta bëjë mrekullinë duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin 2-0 nga ndeshja e kaluar duke shënuar tre gola sonte dhe duke siguruar kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ky rikthim sensacional u arrit falë Cristiano Ronaldos i cili shënoi të tre golat. Me […]

Cristiano Ronaldo vlerësohet si heroi i ndeshjes së djeshme! Foto: Ilustrim

Juventusi ka arritur që ta bëjë mrekullinë duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin 2-0 nga ndeshja e kaluar duke shënuar tre gola sonte dhe duke siguruar kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ky rikthim sensacional u arrit falë Cristiano Ronaldos i cili shënoi të tre golat.

Me këtë fitore, Juventusi i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit, Manchester Unitedit, Portos dhe Manchester Cityt në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.