Cristiano Ronaldo vendosi që ta shesë vilën luksoze në Manchester United

22.12.2018

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vendosi që vilën që e posedon në Manchester United, ta shesë pas 12 vitesh në pronësi të tij. Cristiano Ronaldo thuhet se tifozëve të Manchester United ja bëri me dije se ai përfundimisht nuk do të kthehet në një të ardhme në ish klubin e tij, ku dhe fitoi famën. […]

Cristiano Ronaldo vendosi që ta shesë vilën luksoze në Manchester United Foto: Ilustrim

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vendosi që vilën që e posedon në Manchester United, ta shesë pas 12 vitesh në pronësi të tij.

Cristiano Ronaldo thuhet se tifozëve të Manchester United ja bëri me dije se ai përfundimisht nuk do të kthehet në një të ardhme në ish klubin e tij, ku dhe fitoi famën.

Portugezi këtë vilë e nxori në shitje në 2009, por më vonë ai e dha me qira për 7500 euro në muaj, por tani portugezi ka vendosur që ta shesë, vlera e kësaj vile kap shifrën e 4.5 milionë eurove.

Disa herë ai e ka treguar edhe në Instagram vilën luksoze, ku shfaqet së bashku me Georginen dhe fëmijët. Nuk është hera e parë që sulmuesi i Juventusit kërkon ta shesë këtë vilë. Prona është blerë në vitin 2006, sa Ronaldo ishte pjesë e Manchester United.