Cristiano Ronaldo kompleton testet mjekësore te Manchester United, ndryshime në kontratë

30.08.2021

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka kompletuar testet mjekësore te Manchester United. Pas 12 vitesh, Ronaldo është rikthyer në shtëpinë e vjetër të tij, aty ku pati suksese të mëdha, në Manchester United. Ditë më parë u raportua se Cristiano Ronaldo do të transferohet në Manchester City, por […]

Cristiano Ronaldo kompleton testet mjekësore te Manchester United, ndryshime në kontratë Foto: Ilustrim

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka kompletuar testet mjekësore te Manchester United.

Pas 12 vitesh, Ronaldo është rikthyer në shtëpinë e vjetër të tij, aty ku pati suksese të mëdha, në Manchester United.

Ditë më parë u raportua se Cristiano Ronaldo do të transferohet në Manchester City, por thuhet se një telefonatë e ish-trajnerit të Manchester United-it, Alex Fergusson e bindi portugezin që të kthehet tek ‘Djajtë e Kuq’.

Para pak minutash gazetari Romano përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Ronaldo ka kompletuar testet mjekësore, ku edhe pritet të nënshkruajë kontratë me klubin deri në vitin 2023.

Sipas tij paga e pesë herë fituesit të Topit të Artë mund të ndryshojë varësisht nga bonuset që përfshihen, por që sipas Romano-s do të jerë më i paguari te Manchester United.