Cristiano Ronaldo debuton nesër me Manchester United

10.09.2021

36-vjeçari portugez, Cristiano Ronaldo, nesër do të bëjë debutimin e tij me Manchester United në përballje me Newcastle United. Se ylli portugez do të bëjë debutimin e tij nesër me Man United, këtë e ka bërë të ditur trajneri i Manchester United, Gunnar Solskjaer. Solskjaer ka thënë se është e sigurt se CR7 do të […]

Cristiano Ronaldo debuton nesër me Manchester United Foto: Ilustrim

36-vjeçari portugez, Cristiano Ronaldo, nesër do të bëjë debutimin e tij me Manchester United në përballje me Newcastle United.

Se ylli portugez do të bëjë debutimin e tij nesër me Man United, këtë e ka bërë të ditur trajneri i Manchester United, Gunnar Solskjaer.

Solskjaer ka thënë se është e sigurt se CR7 do të jetë në fushë.

“Ai definitivisht do të jetë në fushë për disa minuta, kjo është e sigurt”, ka thënë Solskajer, shkruan Goal.

Ndryshe, dje Ronaldo nënshkroi kontratën me Manchester United, i cili është shprehur se është ka ardhur për ta rikthyer Manchester United tek titujt.