COVID-19, FBK shtyn grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës të parapara për muajin gusht

01.08.2020

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht, si në vijim: 1. Ka emëruar Komesar të Garave të FBK-së, z. Faton Kurshumlija me […]

COVID-19, FBK shtyn grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës të parapara për muajin gusht Foto: K.B. Golden Eagle Ylli

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht, si në vijim:

1. Ka emëruar Komesar të Garave të FBK-së, z. Faton Kurshumlija me mandat njëvjeçar, konform Statutit të FBK-së;

2. Ka miratuar në parim Draft-Propozicionet e Garave për edicionin e ri 2020/21 (kategorinë seniore), kalendarin e garave të Superligës së Kosovës dhe organizimin e garës përgatitore për edicionin e ardhshëm për ekipet e kategorive më të larta seniore në formë të turneut në disa qendra të Kosovës. Të njëjtat materiale do tu dërgohen të gjitha klubeve seniore që bëjnë gara në kuadër të FBK-së për komente dhe do të rikthehen sërish tek Bordi i FBK-së për miratimin përfundimtar brenda afatit statutor dhe rregullativ;

3. E ka miratuar raportin financiar për periudhën Janar – Korrik 2020;

4. Ka marrë vendim që të gjitha obligimet aktuale të klubeve ndaj FBK-së t’i “ngrijë” deri në datën e regjistrimit të tyre licencimit për edicionin 2021-22;Ka marrë vendim që të gjitha obligimet aktuale të klubeve ndaj FBK-së t’i “ngrijë” deri në datën e regjistrimit të tyre licencimit për edicionin 2021-22;

5. Ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës – Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës;

6. Ka marrë vendim që të shtyjë grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës (Meshkuj/Femra) që ishin paraparë gjatë muajit gusht 2020 për shkak të zhvillimeve të fundit me pandeminë COVID-19 në vendin tonë dhe ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve që në koordinim me Sekretaren e Përgjithshme të ri-planifikojë dhe vendosë për grumbullime të mëvonshme në bazë të situatës dhe udhëzimeve nga autoritetet dhe institucionet përgjegjëse;

7. Ka shqyrtuar kërkesat e KB Feronikeli dhe KB Lipjani, dhe ka rikonfirmuar vendimin e Bordit të FBK-së të datës 19 maj 2020 për plasman dhe rangim në stinorin 2020-21.