Coutinho mes Premier Ligës dhe Interit, shumë ekipe në ‘luftë’ për brazilianin!

Philippe Coutinho është emri më i përfolur i ditëve të fundit në mediat angleze dhe ato italiane. Braziliani, i cili aktualisht është i huazuar nga Barcelona te Bayern, do të rikthehet në “Camp Nou” në fund të sezonit.

Më pas, pritet edhe largimi përfundimtar nga Barça, ku e pret Premier League ose Interi! Këta të fundit duken një hipotezë reale, por vetëm në rast se Lautaro Martinez kalon në Katalonjë. Në rast të kundërt, kalimi i Coutinhos në Milano duket i pamundur.

Nga ana tjetër, qëndrojnë plot 5 klube nga Premier League që janë në luftë për shërbimet e brazilianit. Liverpool duket në “pole-position”, pasi Klopp ka një marrëdhënie të mirë me fantazistin. Nuk mbetet pas as Chelsea, por së bashku me Blutë dhe “The Reds” në garë janë edhe Arsenal, Tottenham e Manchester United. Lufta ka nisur!