Coutinho fillon stërvitjet e para me skuadrën e Bayernit

Coutinho fillon stërvitjet e para me skuadrën e Bayernit
Çlirim Gashi

20.08.2019 / Sport

Bayern Munich e ka zyrtarizuar ardhjen e Coutinhos në klubin gjerman, i cili u huazua nga Barcelona tek Bayerni me mundësi blerje.

Ylli brazilian kaloi disa ditë të vështira e të këqia në klubin spanjoll, pasi që Barcelona nuk ishte shumë i interesuar për të dhe pasi që nuk kishte interesim Barça për të, Coutinho vendosi që ti bashkohet ‘bavarezëve’.

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës ka filluar stërvitjet e para me skuadrën e Bayernit, ku Coutinho shihet i lumtur pran sulmuesit Robert Lewandowski.

Klubi gjerman, FC Bayern Munchen ka publikuar disa foto ku shihet Coutinho duke u stërvitur me kolegët e tij të klubit.

RAPORTO