Coutinho fillon kontaktet me dy klube, pasi konfirmoi largimin nga Barcelona

02.04.2019

Barcelona është gati të dëgjojë oferta për Philippe Coutinho-n. Siç ka bërë të ditur “Sport”, braziliani nuk ka arritur të përshtatet me lojën e katalanasve dhe ka patur disa kontakte me klube të tjerë nëpërmjet menaxherit të tij.  Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e ish-yllit […]

Coutinho fillon kontaktet me dy klube, pasi konfirmoi largimin nga Barcelona Foto: Ilustrim

Barcelona është gati të dëgjojë oferta për Philippe Coutinho-n.

Siç ka bërë të ditur “Sport”, braziliani nuk ka arritur të përshtatet me lojën e katalanasve dhe ka patur disa kontakte me klube të tjerë nëpërmjet menaxherit të tij. 

Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e ish-yllit të Liverpool-it. Ai kërkohet edhe nga Chelsa, por merkato e londinezëve është e bllokuar. 

9 gola dhe 5 asiste për Coutinho-n në 42 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Barcelona-n, raporton “TeleSport”.