Coutinho e mbyll me Barcelonën, gjithnjë e më pranë gjigantit anglez!

Philippe Coutinho duket gjitnjë e më shumë pranë rikthimit në Premier League. Braziliani është aktualisht i huazuar nga Barcelona te Bayern Munich, por këta të fundit nuk do ta blejnë atë.

Gjithashtu edhe Barcelona nuk ka më besim te fantazisti dhe kërkon ta shesë. Ekipi që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e katalanasve është Chelsea dhe marrëveshja është shumë pranë.

Kështu raporton “Sport”, që shkruan se londinezët janë gati të ofrojnë deri në 90 milionë euro, shifër që Barcelona kërkon për ta lënë të lirë Coutinhon.

RAPORTO