Coutinho do të jetë lojtari më i mirë në Gjermani

19.08.2019

Mesfushori i Liverpoolit, Marko Grujiç, ka thënë se mesfushori i Barcelonës, Philippe Courtinho, do të jetë lojtari me i mirë kur të transferohet në Gjermani. Braziliani do të transferohet në “Allianz Arena”, këtë javë, në formë huazimi me mundësi blerje. Grujiç, i cili është si huazim te Hertha Berlin, beson se ish-bashkëlojtari i tij do […]

Coutinho do të jetë lojtari më i mirë në Gjermani Foto: Ilustrim

Mesfushori i Liverpoolit, Marko Grujiç, ka thënë se mesfushori i Barcelonës, Philippe Courtinho, do të jetë lojtari me i mirë kur të transferohet në Gjermani.

Braziliani do të transferohet në “Allianz Arena”, këtë javë, në formë huazimi me mundësi blerje.

Grujiç, i cili është si huazim te Hertha Berlin, beson se ish-bashkëlojtari i tij do të arrijë gjëra te jashtëzakonshme në “Allianz Arena”.

“Është një gjë e madhe për Bundesligën, ta shohin Coutinhon të luaj. Është një lojtar i madh. Luan shumë mirë. E shijova çdo trajnim me te në Liverpool. Për një kohë të shkurtër do të jetë lojtari me i mirë në Gjermani”, deklaroi ai.