Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka bllokuar tregtinë e Manchester Unitedit, ku hodhi poshtë një marrëveshje shkëmbimi me portierin e ‘Djajve të Kuqë’ David De Gea.
Thibaut Courtois ka hedhur poshtë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin portierin e Manchester United David de Gea.
Ylli belg u largua nga Premier Liga për t’u transferuar tek Real Madridi në verën e vitit 2018, por tashmë e sheh të ardhmen e tij të vënë në pikëpyetje pasi u hodh nga Zinedine Zidane.
Një kthim në Angli është debatuar, por 26-vjeçari nuk ka dëshirë të bëhet portieri i Old Trafford dhe do të preferonte të bashkohej me Paris Saint-Germain nëse Real Madrid do të vendosë ta shesë atë.