Copa del Rey, FC Barcelona mëson kundërshtarin

Tashmë kanë përfunduar çerekfinalet, e për këtë është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Copa del Rey.
Klubi katalunas e cila ka kaluar në gjysmëfinale, në këtë sfidë do të përballet ndaj Sevillës.
Ndërsa ndeshja tjetër Athletic Bilbao do të përballet me Levanten.
Pas tërheqjes së shortit, është bërë e ditur se ndeshjet e para do të zhvillohen me datën 10 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 3 mars të këtij vitit.
Ndërsa pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, finalistët do të përballen më 17 prill 2021.