Conte mbetet “çekiçi” i zakonshëm, përgatitje të dytë verore për Interin

Interi po përgatitet për rifillimin e kampionatit dhe, siç ndodhi verën e kaluar në Lugano, Antonio Conte po i detyron lojtarët e tij që t’i karikojnë më së miri bateritë nga pikëpamja fizike.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Interi po bën një lloj përgatitjeje të dytë, që do t’i përgatisë zikaltrit për provën e madhe të forcës, me kalendar të ngjeshur, që i pret ata.

Nga qershori deri në gusht, Interi mund të luajë 22 herë, 13 ndeshje të sigurta në kampionat dhe 9 të tjera më shumë, nëse do t’i shkonte deri në fund Kupës së Italisë dhe “Europa League”.

Me palestrat ende të mbyllura, gjithçka po bëhet në fushë. Disa lojtarë po shprehin keqardhje për ritmet tashmë shumë të larta fizike, si ato të Lugano, në përgatitjet parasezonale të verës së kaluar, kur metodat “Contiano” të stërvitjes ishte në faqet e para të gazetave.

Trajneri i zikaltërve, së bashku me përgatitësin atletik, Pintus, po i detyrojnë lojtarët që të rrisin qëndrueshmërinë. Ushqimi është gjithashtu thelbësor.

Nutricionisti Matteo Pincella, i cili kishte meritën që shumë zikaltër humbën yndyrat, po bën një punë super. Lojtarët marrin ushqime të gatshme në shtëpi, në mënyrë që të mos humbasin asgjë nga dieta e planifikuar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.