Christian Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi

22.01.2020

Christian Eriksen thuhet se është takuar me drejtuesit e Tottenham Hotspur për të përsëritur dëshirën e tij për një transferim te Interi këtë dimër. Reprezentuesi i Danimarkës dukej afër kalimit te Interi këtë javë, por disa komplikime kanë bërë që negociatat në vazhdim të ngecin pak. Ai është zgjedhur nga trajneri Jose Mourinho për ndeshjen […]

Christian Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi Foto: Ilustrim

Christian Eriksen thuhet se është takuar me drejtuesit e Tottenham Hotspur për të përsëritur dëshirën e tij për një transferim te Interi këtë dimër.

Reprezentuesi i Danimarkës dukej afër kalimit te Interi këtë javë, por disa komplikime kanë bërë që negociatat në vazhdim të ngecin pak.

Ai është zgjedhur nga trajneri Jose Mourinho për ndeshjen e Spurs kundër Norwich City sot (e mërkurë), por Sky Sport Italia pretendon se ai është takuar dje (e martë) me klubin, për të provuar shtytjen e një transferimi te Nerazzurrët.

Mesfushori danez është raportuar se dëshiron një transferim tashmë këtë dimër, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë këtë korrik.

Interi dyshohet se ka ofruar të paguajë 18 milionë euro për lojtarin dhe raportet e mëparshme kanë sugjeruar që ata të ishin afër një marrëveshje midis dy palëve, raporton Telegrafi

Gianluca Di Marzio shkruan se Tottenham pret 20 milionë euro për lojtarin dhe nëse Interi nuk janë në gjendje të paguajë këtë shumë, nuk ka marrëveshje.

Erikseni tashmë i ka dhënë ‘po-n ’e tij Interit, tani të dy klubet duhet të bien dakord nëse një veprim duhet të materializohet tashmë këtë dimër.

Të enjten, pas ndeshjes kundër Norwich, Eriksen dhe agjenti i tij dyshohet se kanë planifikuar një takim tjetër me ekipin e tij aktual.