Christian Eriksen arrin në Milano, sot nënshkruan me Interin

27.01.2020

Ylli danez, Christian Eriksen ka arritur tashmë në Milano për testet mjekësore tek Interi dhe se pritet që sot të nënshkruaj me skuadrën italiane. Eriksen pritet të nëshkruaj me klubi italian, Interin gjatë këtij afati kalimtar. Ylli i Tottenham, 27 vjeç, do të kryejë testet mjekësore pasi të dy klubet ranë dakord për një tarifë […]

Christian Eriksen arrin në Milano, sot nënshkruan me Interin Foto: Christian Eriksen (GettyImages)

Ylli danez, Christian Eriksen ka arritur tashmë në Milano për testet mjekësore tek Interi dhe se pritet që sot të nënshkruaj me skuadrën italiane.

Eriksen pritet të nëshkruaj me klubi italian, Interin gjatë këtij afati kalimtar.

Ylli i Tottenham, 27 vjeç, do të kryejë testet mjekësore pasi të dy klubet ranë dakord për një tarifë prej rreth 20 milionë euro.

Eriksen u rrethua nga fotografët kur mbërriti në aeroportin në Milano të hënën në mëngjes.

27-vjeçari thuhet se ka pranuar një marrëveshje që do ta shohë atë të fitojë deri në 320,000 paund në javë me gjigandët italianë.

Kontrata e tij do të përfundonte gjatë verës, por italianët nuk mund të rrezikonin për ta pritur deri atëherë.