Chelsea zyrtarizon Aubameyangin dhe Zakarian

02.09.2022

Në orët e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve, klubi futbollistik londinez, Chelsea ka bërë dy goditje të mëdha. Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve, Chelsea ishte mjaft aktive, kështu duke arritur që të transferojnë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, po ashtu edhe mesfushorin Denis Zakaria. Klubi londinez për transferimin e Aubameyang […]

Chelsea zyrtarizon Aubameyangin dhe Zakarian

Në orët e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve, klubi futbollistik londinez, Chelsea ka bërë dy goditje të mëdha.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve, Chelsea ishte mjaft aktive, kështu duke arritur që të transferojnë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, po ashtu edhe mesfushorin Denis Zakaria.

Klubi londinez për transferimin e Aubameyang ka bërë marrëveshje me klubin katalunas, Barcelonën për shumë prej 12 milionë eurosh si dhe shërbimet e Marcos Alonso.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1565482564529291271

Aubameyang para se të transferohej në La Liga te Barcelona, ai ishte pjesë e Premier Ligës te Arsenali, kështu duke vlerësuar se ai pritet që të arrijë objektivat e Chelseat pasi që ka njohuri rreth futbollit anglez.

Gjithashtu, Chelsea kompletoi edhe huazimin e mesfushorit Denis Zakaria nga klubi italian, Juventus.

Chelsea zyrtarizimin e kishin bërë diku pas orës 2 pas mesnate, kjo pasi që ata ishin vonuar deri sa kishin bërë gati prezantimin e sulmuesit dhe mesfushorit.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1565489845258289152

Etiketat

Ofertat e fundit