Chelsea vendos të shesë 11 lojtarë për të financuar shpenzimet e verës në transferimet e reja

Chelsea vendos të shesë 11 lojtarë për të financuar shpenzimet e verës në transferimet e reja
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Sport

Tashmë ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e ndryshme të futbollit, ku pas kësaj pritet të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet kanë mundësinë që të transferojnë apo shesin lojtarë.

Kampioni i Champions League për sezonin 2020/21, Chelsea thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e 11-të lojtarëve të klubit.

Përkundër faktit se klubi anglez ka fituar Champions League, por ata tashmë po synojnë përmirësime në klub dhe se kërkojnë të fitojnë Premier Ligën në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, deri në 11-të lojtarë mund të largohen këtë verë nga skuadra e ekipit të parë të Bluve.

Lojtarët që janë në largim e sipër janë Tammy Abraham, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek, Davide Zappacosta, Emerson Palmieri, Tiemoue Bakayoko , Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic.

Besohet se shitjet e lartpërmendura mund të gjenerojnë një fitim të jashtëzakonshëm prej 180 milionë funte.

Në anën tjetër, lojtarët që synojnë të blihen janë Romelu Lukaku, Declan Rice dhe Adama Traore.

RAPORTO