Chelsea vë në shitje pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut

28.05.2021

Tashmë kanë përfunduar sezonet e ligave në futboll. Ndërsa pas këtij përfundimi, pritet që të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet do të kenë mundësi për blerjen apo shitjen e lojtarëve. Klubi futbollistik anglez, Chelsea si duket është aktivizuar për t’i përcjellur lojtarët për blerjen e tyre. Skuadra angleze, Chelsea nuk heq dorë nga […]

Chelsea vë në shitje pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut

Tashmë kanë përfunduar sezonet e ligave në futboll.

Ndërsa pas këtij përfundimi, pritet që të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet do të kenë mundësi për blerjen apo shitjen e lojtarëve.

Klubi futbollistik anglez, Chelsea si duket është aktivizuar për t’i përcjellur lojtarët për blerjen e tyre.

Skuadra angleze, Chelsea nuk heq dorë nga synimi për ta rikthyer Romelu Lukakun në Stamford Bridge, ku për këtë është gati të shesë pesë lojtarë.

Lukaku kishte kaluar tre vite me Chelsean mes viteve 2010-2014.

Sipas Daily Star, trajneri Thomas Tuchel e do me çdo kusht belgun në skuadrën e tij.

Në anën tjetër Interit i duhet të shesë një nga yjet e mëdha për të rregulluar bilancet dhe duket se Lukaku është në krye të listës.

Chelsea synon të sigurojnë 93 milionë euro që duhen për të blerë belgun duke shitur pesë yje.

Në listën e transferimeve janë emra si Kepa Arrizabalaga, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.

Kujtojmë se nesër zhvillohet finalja e madhe e Champions League, ku këtë herë do të përballen dy skuadra angleze, Chelsea ndaj Manchester City.