Chelsea vë në radar Dembelen
Dembele ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Blaguranët. Dembeles me Barcelonën i skadon kontrata në verë, por klubi nuk e ka ndërmend që ta presë verën, kështu duke vendosur që lojtarin në fjalë ta largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror. Negociatat e stërgjata e pa ndonjë efekt të sjellë për zgjatje të […]
Dembele ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Blaguranët.
Dembeles me Barcelonën i skadon kontrata në verë, por klubi nuk e ka ndërmend që ta presë verën, kështu duke vendosur që lojtarin në fjalë ta largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
Negociatat e stërgjata e pa ndonjë efekt të sjellë për zgjatje të kontratës, ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të dëshpërohen dhe të vendosin për largimin e Dembeles.
Sipas mediumi britanik The Sun, sulmuesi anësor francez, Ousmane Dembeles është vënë në radarin e Chelseas.
Drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë të gatshëm që të bëjnë një lëvizje për sulmuesin anësor në fjalë, megjithatë ende është e paqartë nëse klubi anglez po mendon për një marrëveshje të përhershme apo një huazim.