Chelsea pësoi humbje të thellë nga Manchester City

Manchester City ka arritur që të ia shkaktoi Chelseas humbjen me të thellë në histori të tyre në Premier Ligë, me rezultat 6-0.

Kampioni në fuqi e deklasoi Chelsean në ”Etihad Stadium” me rezultatin 6-0.

Ishte Sergio Aguero ai i cili shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar tre gola, dy gola u shënuan nga Raheem Sterling dhe një tjetër nga Ilkay Gundogan.

Pas kësaj fitore, Manchester City ngritet përsëri në pozitën e parë me 65 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Chelsea tani bie në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Arsenali i vendit të pestë.

RAPORTO