Çlirim Gashi
10.05.2019, 13:03

Chelsea në finale, edhe kupa e Europa League drejt Anglisë

Anglia dominon edhe në Ligën e Europës, ku pas Arsenalit, skuadra tjetër finaliste do të jetë Chelsea, duke garantuar tashmë që edhe ky trofe, bashkë me Ligën e Kampionëve, do të udhëtojnë drejt Britanisë.

 “Blutë e Londrës” në finalen e 29 majit do të përballen me Arsenalin, pasi eliminuan pas penalltive skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, dhe ndeshja u desh të shkojë në vazhdime.

Pasi nuk pati gola as pas 30 minutave vazhdime, ishin penalltitë ato që përcaktuan finalistin e fundit dhe nga 11-metërshet më të sigurt u treguan anglezët, që triumfuan 4-3./RTK/