Chelsea ia ka vënë syrin Coutinhos si zëvendësim i Hazard

Ylli i Barcelonës mund të zëvendësojë belgin në Stamford Bridge.

Chelsea po mendon për një lëvizje për ish-mesfushorin e Liverpoolit Philippe Coutinho, sipas The Independent.

Besohet se Cheslea e konsideron Coutinhon si një zëvendësim të mundshëm për Eden Hazard, i cili thuhet se e ka vendosur zemrën e tij në transferimin e verës në Real Madrid.

Coutinho ka kaluar një kohë të vështirë në Barcelonë deri tani dhe pala e Maurizio Sarri mund t’i ofrojë atij një rrugë të mundshme në fund të sezonit.

RAPORTO