Chelsea fillon bisedimet me agjentin e Haalandit

08.06.2021

Tashmë ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian. Pas përfundimit të sezonit fillon afati kalimtar i verës, ku klubet kanë mundësinë që të transferojnë apo shesin lojtarë. Klubi anglez, Chelsea veçse ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm 2021/22 në futboll. The Blues dëshiron që në afatin kalimtar të verës të transferojë […]

Chelsea fillon bisedimet me agjentin e Haalandit Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian.

Pas përfundimit të sezonit fillon afati kalimtar i verës, ku klubet kanë mundësinë që të transferojnë apo shesin lojtarë.

Klubi anglez, Chelsea veçse ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm 2021/22 në futboll.

The Blues dëshiron që në afatin kalimtar të verës të transferojë lojtarin e Dortmundit, Erling Haaland.

Klubi anglez veçse ka filluar kontaktet me agjentin e Haalandit dhe përfaqësuesit e tjerë dhe duan që t’i marrin shërbimet e tij.

DailyMail raporton se Borussia Dortmund është shprehur i gatshëm që të shesë lojtarin në fjalë, por kërkon një shumë të lartë.

Po ashtu sipas kësaj që raporton ky medium bëhet e ditur se kubi gjerman, Dortmund po kërkon rreth 150 milionë euro plus bonuse për kartonin e lojtarit.

Por, edhe me lojtarin nuk do të jetë aq e lehtë pasi që ai kërkon të paktën 300 mijë euro në javë, në mënyrë që të pranojë kontratën.

Ndërsa në anën tjetër trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka kërkuar një qendërsulmues në klub dhe se norvegjezi, Erling Haaland është dëshira e tij e vetme sa i përket fazës ofanzive.