Chelsea e Villarreal marrin lajm të mirë nga UEFA

02.08.2021

Sezoni i ri i futbollit europian nis nën shenjën e “Green Pass”. 13 mijë spektatorë do të pranohen në stadiumin kombëtar të Belfastit “Windsor Park” më 11 gusht. Impianti do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës mes Chelseat (fituesit të Ligës së Kampioneve) dhe Villarrealit (fituesit të Ligës së Europës). Spektatorëve do t’u kërkohet […]

Chelsea e Villarreal marrin lajm të mirë nga UEFA Foto: Ilustrim

Sezoni i ri i futbollit europian nis nën shenjën e “Green Pass”.

13 mijë spektatorë do të pranohen në stadiumin kombëtar të Belfastit “Windsor Park” më 11 gusht.

Impianti do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës mes Chelseat (fituesit të Ligës së Kampioneve) dhe Villarrealit (fituesit të Ligës së Europës).

Spektatorëve do t’u kërkohet që të tregojnë rezultatin negativ të një testi PCR, ashtu siç kërkojnë rregullat lokale në fuqi.

UEFA bëri me dije një ditë më parë se të interesuarit duhet të bëjnë aplikojnë për biletë deri më datë 2 gusht ora 16:00.

Për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e kryeqytetit të Irlandës së Veriut, tifozët neutralë do të paguajnë çmime biletash që variojnë nga 40-120 euro.