Skuadra e Chelseas ka arritur që të kaloi në epërsi në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.

Goli i epërsisë për 1-0 u shënua nga sulmuesi francez, Olivier Giroud, në minutën e 50-të të ndeshjes.

Kurse në minutën e 60-të të ndeshjes, ylli i skuadrës së Chelseas, Pedro Rodriguez, shënoi golin e dytë, tani Chelsea është një hap para Arsenalit për fitore të Ligës së Evropës.

Ndërsa tani në minutën e 65, Eden Hazard e shënoi golin e tretë dhe bindëx për fitoren e Ligës së Evropës.

Ndërsa, Giroud, ish sulmues i Arsenalit nuk e festoi golin e shënuar.