Champions League: 4 skenarë për ta mbyllur këtë edicion dhe një paralajmërim

Jo vetëm kampionatet. Gazzetta dello Sport ka bërë edhe një analizë për situatën që i përket Champions dhe Europa League në sajë të ndryshimit të programit për shkak të pandemisë botërore.

Në veçanti, janë katër skenare për Champions, që është edhe kompeticioni të cilin UEFA dëshiron ta mbrojë me çdo kush dhe të zhvillohet rregullisht, pasi janë në lojë qindra miliona euro të drejta tv, premio e kështu me radhë.

Të kompletohet në version integral (17 ndeshje), ose në version të reduktuar (në këtë rast ndeshjet do të ishin 11).

Më pas mund të luhen final four në një seli të vetme (pra stadium) ose final eight (tetë më të mirat) në një seli të vetme: nuk do të shkurtonte shumë kalendarin, por do të zgjihte problemin e spostimeve me avion.

Po Champions e të ardhmes? UEFA nuk mund të detyrojë kampionatet që të mbyllin sezonin, por mund t’I mohojë pjesëmarrjen disa ekipeve të federatave që nuk do ta mbyllnin sezonin siç është planifikuar në kalendar, si shembulli i Belgjikës.

RAPORTO