Challandes liron nga grumbullimi i paraparë për ndeshjet miqësore 4 futbollistët e Prishtinës

01.06.2021

Me kërkesë të FC Prishtina dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve tona për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me Kombëtaren katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës. Pasi që FC Prishtina ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës […]

Challandes liron nga grumbullimi i paraparë për ndeshjet miqësore 4 futbollistët e Prishtinës Foto: Ilustrim

Me kërkesë të FC Prishtina dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve tona për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me Kombëtaren katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës.

Pasi që FC Prishtina ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë.