Cesc Fabregas nënshkruan me Monacon
- 12.01.2019
- Comments Off on Cesc Fabregas nënshkruan me Monacon

Cesc Fabregas, tani më është zyrtare ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, me ekipin francez, Monaco.
Spanjolli edhe zyrtarisht një futbollist i Monacos, në kampionatin francez të futbollit, u largua vetëm pak ditë më parë nga Chelsea.
Mesfushori me eksperiencë u prezantua dje në mbrëmje nga klubi i Monacos. Ai largohet kështu pas 4 vitesh e gjysmë nga Chelsea, ndërsa me Monacon ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Mesfushori 32-vjeçar ishte një objekt dëshirash edhe për Milanin, por zgjodhi Monacon, për t’u bashkuar me Thierry Henry, të cilin e ka pasur shok skuadre te Arsenali.
KOMENTE0