Çekia e nis furishëm kampionatin, e mposht Skocinë
Republika e Çekisë e ka nisur me fitore Evropianin 2020. Çekët mundën Skocinë me rezultat 0-2, sot në ndeshjen e parë këtij Evropiani. Në fitoren e çekëve shkëlqeu Patrick Schick, duke shënuar dygolësh. Fillimisht, Schick zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të pas asistimit të Coufal, rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime. I […]
Republika e Çekisë e ka nisur me fitore Evropianin 2020.
Çekët mundën Skocinë me rezultat 0-2, sot në ndeshjen e parë këtij Evropiani.
Në fitoren e çekëve shkëlqeu Patrick Schick, duke shënuar dygolësh.
Fillimisht, Schick zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të pas asistimit të Coufal, rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.
I njëjti pastaj realizoi golin më të mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” deri me tani, duke shënuar nga afro mesi i fushës (52′). Skocia gjithashtu kishte disa raste, por assesi nuk i konkretizuan.
Me këtë fitore, Çekia merr pozitën e parë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Anglia, derisa Kroacia dhe Skocia renditën në pozitat tre, respektivisht katër pa pikë.