Cavani dëshiron të qëndrojë në PSG

14.01.2019 Sport
Në këtë kohë, tema e cila flitet më shumë rreth futbollit është merkato, ku Edinson Cavanin e lidhin me shumë skuadra, si: Manchester United, Chelsea, Napoli, e shumë të tjerë, por Cavani deklaroi se nuk do të transferohet në asnjë ekip sepse dëshiron të qëndroj ende tek skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Gjatë një interviste për media, Cavani tha se jam i bindur që të respektojë kontratën e re me PSG-në, i cili do të qëndrojë në skuadrën franceze deri në vitin 2020, po ashtu ai deklaroi se jam i gatshëm të qëndroi edhe më gjatë në PSG.
“Unë do të mbetem pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2020, kur edhe më mbaron kontrata. Por nuk përjashtoj mundësinë e rinovimit, pasi unë jam i kënaqur me klubin dhe PSG-ja gjithashtu e kënaqur me performancat e mia, ndaj , por deri tani nuk kemi diskutuar, pasi kemi edhe 18 muaj ende në kontratën aktuale. Nuk do të luaj edhe për shumë vite, ndaj nuk është se më tërheq ideja për t’u larguar nga PSG-ja”, tha Cavani.
Ky njoftim nga Cavani pritet që t’ia humbë entuziazmin presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili gjithmonë ka shprehur dëshirën që ta rikthejë Edinson Cavanin, në Napolin aty ku shkëlqeu para se të shkonte në Paris Saint-Germain.