Casillas këshillon Donnarumman: Largohu nga Milani!

10.01.2021

Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur në lidhje me të ardhmen e italianit Gianluigi Donnarumma. Casillas ka shpërndarë një postim në Twitter ku thekson se portieri duhet të largohet nga Milani. “Në opnionin tim, Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë traditë. Gabimi im! Milani ka traditë. E kam […]

Casillas këshillon Donnarumman: Largohu nga Milani! Foto: Ilustrim

Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur në lidhje me të ardhmen e italianit Gianluigi Donnarumma.

Casillas ka shpërndarë një postim në Twitter ku thekson se portieri duhet të largohet nga Milani.

“Në opnionin tim, Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë traditë. Gabimi im! Milani ka traditë. E kam fjalën për një klub më me shumë forcë në Europë”, – shkruajti ai.

Donnarumma është lideri i këtij Milani dhe po kalon një sezon fantastik. Ai ende nuk ka rinvouar, ndërsa Mino Raiola nga krahu tjetër dëshiron ta largojë nga “Djalli”.